Basha për Maks Velon: Humbëm një disident të paepur, i pazëvendësueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partia Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se me shuarjen e Maks Velos shqiptarët humbën intelektualin e shquar dhe disidentin e paepur ndaj çdo despotizmi.

Kryedemokrati theksoi se largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë.

Ndër të tjera Basha e quan Velon një gur të çmuar themeli për artin modern shqiptar.

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Maks Velos, artistit shumëdimensional, kritikut dhe qytetarit të madh. Me angazhimin e tij të hershëm në modernizimin e shoqërisë sonë, Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare.

Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis me artin dhe disidencën e tij të mishëruar në telajo, arkitekturë dhe në libra. Ai nuk rreshti kurrë së denoncuari çdo përpjekje për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës.

Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Maks Velos në këtë ditë të dhimbshme për ta dhe gjithë shqiptarët që humbën intelektualin e shquar dhe disidentin e paepur ndaj çdo despotizmi“, shkruan Basha./l.m/Fjala

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV