Ministri japonez i Mbrojtjes: Po përgatitemi për një sulm nga jashtëtokësorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri japonez i Mbrojtjes, Taro Kono ka deklaruar se Japonia po përgatitet për një sulm të mundshëm jashtëtokësorësh. Ai tha se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm jashtëtokësorësh.

Kono u shpreh se megjithëse pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende asnjë Ufo, vendi është duke marra masa paraprake.

Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinawa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “aeroplanët me origjinë të panjohur”.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Pentagoni publikoi tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte të paidentifikuara të cilat fluturojnë.

Në pamjet e nxjerra nga Pentagoni shfaqen objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot shfaqin anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë dron. Sipas CNN, Marina ka pranuar vërtetësinë e videove në shtatorin e vitit të kaluar.

Por sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough, pamjet publikohen zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarohet çdo ide e gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar janë të vërteta, apo nëse ka një apo më shumë video”.

Videot u publikuan për herë të parë midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, një kompani që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.

Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar në vitin 2004 i tha CNN se ai lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte.

Lexo edhe :  U arrestuan gjatë protestave masive në vend, Vuçiç fal 13 studentë dhe profesorë

Ndërsa u afrova me të … ai u përshpejtua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda”, tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor. “Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, si një top ping-pongu, duke kërcyer nga një mur. Ai godiste dhe shkonte në rrugën tjetër”.

Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar që u nis me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada.

Programi u lançua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte prioritete më të mëdha për të cilat kishin nevojë për fonde.

Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar, i tha CNN në 2017 se ai personalisht beson se “ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm”.

Të fundit

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth...

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë e këtij të fundit me...

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë pasi u shemb një banesë...

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Lajme të tjera

Web TV