Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në spitalin e Kirurgjisë në QSUT po planifikohet rihapja graduale e këtij shërbimi shëndetësor.
Sipas ministres, ky plan i hapjes përfshin ndërhyrjet e planifikuara duke nisur nga data 18 maj.
“Në Spitalin e Kirurgjisë në QSUT për planin e rihapjes graduale të sistemit shëndetësor, përfshirë ndërhyrjet e planifikuara nga data 18 Maj”, shkruan Manastirliu në Facebook-un e saj.