Tërhiqet përkohësisht Mbretëresha Elizabetë. Shkak, Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi lajmëroi se do të heqë dorë përkohësisht nga detyrat e angazhimet e saj publike, të tjera lajme publikohen rreth Mbretëreshës Elizabeta.

Për shkak të situatës së pandemisë, sikurse bën të ditur e përditshmja britanike “The Sun”, monarkja 94 vjeçare mund të mos kthehet kurrë më në krye të punëve e drejtimit të vendit, pasi situata e rrezikut nga Covid-19 mund të zgjasë për disa vite.

Mbretëresha do të qëndrojë në izolim në kështjellën Windsor, në atë që do të jetë mungesa më e gjatë në publik përgjatë 68 viteve mbretërim, shkruan The Sun. 

Mbretëresha nuk tërhiqet nga froni dhe as nga angazhimet e saj, theksohet nga zyra e shtypit por thjesht nuk do të shfaqet më në publik.

Mbretëresha do të vihet në dijeni për çdo vendim të qeverisë dhe parlamentit përmes atyre që quhen mesazhe të kuqe ndërsa 1 herë në javë do të kete një raportim periodik edhe nga ana e kryeministrit Boris Johnson.

Të fundit

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Lajme të tjera

Web TV