Basha: Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimet për Teatrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Presidentit Ilir Meta, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në ‘Twitter’ mesazhin e Komisioneres se BE per Kulturën Mariya Gabriel.

Basha ka bërë thirrje që të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për prishjen e teatrit Kombëtar.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.

Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK.”, shkruan Basha.

Më herët Komisionerja e KE-së për kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve përpara se të merret vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën Këshilli Bashkiak i Tiranës e vulosi mbrëmjen e djeshme.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë”, shkruan ajo.

Të fundit

Shkollat digjitale te Piramida e Tiranës/ Veliaj: Synojmë 20 mijë fëmijë në vit!

Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit. Kështu deklaroi kryetari...

Aksioner dhe sponsor, klubi anglez ëndërron me RedBullin

Pas Salzburgut, Leipzigut, Bragantinos dhe Nju Jorkut, është radha e Leedsit. Red Bulli, në fakt, bëhet pjesë e klubit anglez, pasi zhgënjimit për dështimin...

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet kërkesa për apartamente në bregdet

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet. Ndërsa në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve të...

“Mbas datës 6 të premtoj…”, Albani uron për ditëlindje Miriamin me fjalët më të bukura

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban...

“Qershori nis me 37° C”/ Meteorologia: Vera starton shumë egër

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën...

Lajme të tjera

Web TV