Horoskopi për sot, 18 maj 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është pa dyshim duke marrë një kthesë të forte tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim.

Demi

Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten me këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni se si mund të angazhoheni sot.

Binjakët

Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për tëcilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për një person, qetësohuni, sepse ai është në gjendje t’I zgjidhë vetë situatat e ndërlikuara.

Gaforrja

Nëse keni nevojë për të arritur një qëllim që i keni vënë vetes, gjasat janë që zgjidhja të vijë në momentin e duhur. Për sa u përket çështjeve të zemrës, mund të merrni lajme pozitive.

Luani

Nëse keni pritur për një kohë të gjatë që dikush të trokasë në derën tuaj me një “biletë” të artë për të ardhmen tuaj, jeni duke humbur kohë të çmuar. Premtimet që njerëzit kanë bërë për ju janë të vërteta, por ato mund të kërkojnë shumë më tepër kohë për t’u përmbushur. Merreni në dorë fatin tuaj.

Virgjëresha

Për tëmarrë atë që dëshironi me të vërtetë, mund t’ju duhet që të mposhtni krenarinë. Jeni të përgatitur të pranoni se keni gabuar, ose, të paktën, të kërkoni ndihmën që nuk e keni menduar ndonjëherë se do t’ju nevojitet.

Peshorja

Nuk ka asgjë si një fillim i ri në një marrëdhënie të vjetër! Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, flisni me partnerin dhe mendoni për disa mënyra për të shtuar emocionin.

Lexo edhe :  Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit,ikona e artit “Mona Lisa” do ketë dhomë veçantë

Akrepi

Dikush, të cilin e keni menduar se e njihni si brenda dhe jashtë, mund t’ju shkaktojë zhgënjim. Ky mund të jetë fillimi i një faze të re për të dy. Shprehuni qartë rreth gjërave që mendoni se nuk po funksionojnë.

Shigjetari

Të përballeni me një të vërtetë të pakëndshme nuk është e lehtë. Një person në jetën tuaj po kalon një tranzicion të madh dhe kjo nuk mund të jetë diçka për tëcilën jeni të lumtur.

Bricjapi

Edhe nëse ndiheni sikur jeni në një pike kthese të madhe në jetën tuaj, qëndroni me këmbë në tokë. Një person i dashur ka nevojë për një dëgjues të mire dhe ndoshta një shpatull për t’u mbështetur.

Ujori

Merrini me rezerva gjërat që dëgjoni nga një person tek i cili keni shumë besim. Do të ishte më mire që t’i merrni vendimet bazuar në fakte. Në dashuri mund të keni nevojë për ndryshime të mëdha.

Peshqit

Kjo është një ditë për të përjetuar romance dhe për t’u qëndruar larg intrigave dhe mashtrimeve. Në aspektin profesional, dikush mund të përpiqet të përhapë thashetheme, tëcilat duhen trajtuar me qetësi nga ju.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV