Spaho: Nuk vendosin ambasadat për atë që duhet të ndodhë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shembjes së  godinës së Teatrit Kombëtar kanë reaguar disa ambasada të huaja në vendin tonë. Një prej tyre ishte e ambasadorit  gjerman. Por në fakt kjo mund të quhet sporadike sepse disa ambasada  të tjera ende nuk janë  shprehur. Një prej tyre është ambasada  amerikane. I pyetur për këtë çështje në emsionin HARD TALK  NGA ROLAND QAFOKU, nënëkryetari i PD Edmond Spaho tha se së pari përshëndet deklaratën e ambasadorit gjerman por edhe të tjerë.

-Zoti Spaho, do doja të dija mendimin tuaj përqëndrimin që ka mbajtur faktori ndërkombëtar , diplomatët e huaj, ambasadorët, lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ne nuk komentojmë veprimet e ndërkombëtarëve në Tiranë, komentet që kanë bërë deri më sot kanë qenë në favor të kauzës së Teatrit.

Cila ka qenë më e forta, më e qarta?

Janë shprehur qartë që është prishur pa një akt, pa një vendim përfundimtar.

Kush?

Ambasadori gjerman, Bashkimi Europian u shpreh edhe përfaqësues të tjerë janë shprehur.

Po Ambasada Amerikane, keni pritur që të mbajë një qëndrim?

-Është në të drejtën e tyre të shprehen, nëse kanë dëshirë të shprehen.  Së dyti kanë theksuar kohën, në të cilën u ndërmorën këto akte. Në kohë pandemie. Në asnjë vend nuk ndodh që të shfrytëzosh pandeminë për interesa okulte. Edi Rama e bën. Së treti dua t’iu them që nuk ka pse t’i zgjidhim problemet tona duke iu bërë thirrje ndërkombëtarëve. Një qeveri e civilizuar i merr vetë në dorë fatet e veta.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV