Foto/Prindërit gjejnë fëmijën e rrëmbyer 32 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift bashkëshortësh kinezë u bashkuan me djalin e tyre 32 vite pasi u rrëmbye para hyrjes së një hoteli, në vitin 1988.

Mao Yin, sot 34 vjeç u grabit në moshën 2-vjeçare, teksa babai i tij po e kthente në shtëpi pas një vizite mjekësore. Gjatë rrugës, Yin kërkoi ujë dhe i ati e la për pak momente të pashoqëruar në hyrje të një hoteli për t’ja blerë.

Prindërit e tij nuk e humbën kurrë shpresën e ribashkimit dhe përgjatë 32 viteve mamaja e Mao Yin ka shpërndarë mbi 100 mijë fletushka dhe është shfaqur në dhjetra emisione televizive për të rrëfyer historinë e saj.

Familja u ribashkua me ndihmën e policisë ditën e hënë dhe djali, tashmë madhor deklaroi se kishte në plan që të kalonte kohën me prindërit e tij.

“Dua të falenderojë mijëra personat që na ndihmuan”, tha e përlotur Li Jingzhi, mamaja e djalit.

Çfarë i ndodhi Mao Yin?

Më 17 tetor 1988, rreth një muaj pasi kishte mbushur dy vjeç, Mao Yin dhe babai i tij po udhëtonin për në shtëpi në qytetin Xian të provincës Shaanxi. Vogëlushi kërkoi një gotë ujë dhe ata ndaluan në hyrjen e një hoteli. I ati u shpërqëndrua për pak minuta dhe e humbi nga shikimi.

Pas ngjarjes familja e tij nisi ta kërkojë duke shpërndarë postera dhe fletushka në një gjerësi të madhe gjeografike. Kishte momente kur persona atë caktuar në përpjekje të marrjes së shpërblimit që u ishte premtuar i gënjenin, duke u ngjallur shpresën e rreme se më në fund dy prindërit kishin gjetur djalin e tyre, por jo…

Mamaja e tij la punën për t’u përqendruar vetëm në misionin që i kishte vendosur vetes për të gjetur djalin, duke shpërndarë e vetme mbi 100 mijë fletushka në 10 provinca të ndryshme të vendit. Ndër vite është shfaqur me dhjetëra herë në televizione, gazeta dhe emisione të ndryshme, përfshirë këtu X-Factor. Në 2007 ajo themeloi një grup të quajtur “Zemër, rikthehu në shtëpi” me synimin për të ndihmyar prindërit e tjerë që të gjenin fëmijët e tyre të humbur. Sipas medias shtetërore kineze, ajo ndihmoi rreth 29 fëmijë që të ribashkohen me familjet e tyre, ndërsa vetë vazhdonte të ishte në kërkim të djalit të saj.

Si u gjet Mao Yin?

Në fillim të muajit prill, media shtetërore kineze njoftoi se policia ishte sinjalizuar për një familje në provincën Sichuan, rreth 1 mijë kilometra larg qytetit Xian, që kishte adoptuar një fëmijë shumë vite më parë,

Policia zbuloi djalin e adoptuar, tashmë 34-vjeç dhe kreu testet e ADN-së për të provuar nëse ishte fëmija që Mao Zhenjing dhe Li Jengzhi kishin humbur në 1988. Testet rezultuan pozitive.

Familja e re i kishte ndryshuar emrin nga Mao Yin në Gu Ningning. 34-vjeçari vetë drejtonte një biznes arredimi shtëpish. Ai thotë se nuk është i sigurt për të ardhmen, por për momentin do të kalojë ca kohë me prindërit e tij biologjikë.

Policia deklaroi se ai ishte shitur një çifti pa fëmijë për një shumë prej 6 mijë huanësh, ose rreth 840 dollarë sot. Hetimi mbi zhdukjen e tij është ende në vazhdim dhe autoritetet kineze nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi çiftin që e rriti.

Rrëmbimi i fëmijëve, një problem i hershëm kinez

Rrëmbimi, trafikimi dhe shitja e fëmijëve është një problematikë shekullore e shoqërisë kineze. Nuk ka të dhëna zyrtare, por shoqata të ndryshme deklarojnë se aktualisht janë rreth 22 mijë fëmijë të zhdukur, rreth 15 mijë djem dhe 7 mijë vajza.

Në 2015 përllogaritej se çdo vit rrëmbeheshin 20 mijë fëmijë. Për të luftuar fenomenin, në 2009, Ministria e Sigurisë Publike ngriti një bazë të dhënash ADN-je, e cila prej atëherë ka ndihmuar në gjetjen e 6 mijë fëmijëve. Në maj të 2016, e njëjta ministri ngriti sistemin “Ribashkimi”, falë të cilit në tre vjet mbi 4 mijë fëmijë të rrëmbyer u janë rikthyer prindërve të tyre. b.gj/fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Lajme të tjera

Web TV