“Martin Iden”, ja përse duhet lexuar ky roman i shkruar nga Xhek London

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhek London mbase nuk është shkrimtari tipik i parapëlqyer nga unë, por, gjithsesi, ai i ka dhënë botës letrare një vepër universale si romani “Martin Iden”. Libri, që është botuar në fillimin e viteve 1900, ka pasur një jehonë të gjerë, aq sa është realizuar edhe si një film artistik me metrazh të gjatë. Kjo vepër është një gur kilometrik, i cili duhet lexuar nga kushdo që pretendon të ketë një formim letrar.

Martin Iden, personazhi kryesor i romanit është një njeri krejt i rëndomtë, me një arsim të përgjysmuar e fjalor të kufizuar, që e siguron jetën nëpërmjet punës së lodhshme në det. Ai bie në dashuri dhe fejohet me Ruthin, një vajzë të shtresës së pasur. Një lidhje e tillë nuk shihet me sy të mirë nga askush. I vënë përballë një presioni të tillë, Martin Iden, me një vullnet të jashtëzakonshëm, jo vetëm përmirëson performancën e tij të sjelljes dhe të të folurit, por zbulon se brenda vetes ka dhuntinë e një shkrimtari. Me qëllim që të ngjitet në pozicione më të larta shoqërore,  dhe të jetë i denjë pranë të fejuarës së tij, ai braktis punët e thjeshta dhe i përkushtohet krijimtarisë letrare. Një gjë e tillë e fut dhe në një kolaps ekonomik. Mbas disa vitesh të dëshpëruara përpjekjesh, në përballje me gjithfarë sfidash e situatash, Iden humbet dhe motivin e jetës së tij, dashurinë e Ruthit. Pas kësaj goditjeje vijnë ditë të mbara. Krijimtaria e tij merret përsipër nga shtëpitë më të njohura botuese. Ai bëhet një shkrimtar i famshëm, gjë që i solli dhe shumë pasuri. Por e gjithë kjo përpjekje titanike e tij u shndërrua në një flluskë sapuni. Martin Iden i zhgënjyer nga gjithçka i jep fund jetës së vet.

Lexo edhe :  Olio dhe Stelio, dyshja mitike e komedisë filmike

Në artikujt e botuar nga media ndërkombëtare thuhet se jeta e protagonistit të romanit, në fakt, ka një ngjashmëri me atë të autorit, të cilit në fillimet e karrierës së tij i ishte dashur të luftonte fort për ta parë veten si shkrimtar.

Ky libër më ka mbetur në kujtesë, sepse e kam lexuar në një moshë kritike, jo më shumë se katërmbëdhjetë vjeç, dhe në njëfarë mënyre u bë një busull orientuese.  Për mua nuk merr rëndësi fundi i romanit, zhgënjimi dhe vetëvrasja e personazhit kryesor. Mesazhet që unë kam marrë ishin ato të ambicies dhe të vullnetit të jashtëzakonshëm të një njeriu, i cili nga asgjëja u ngjit në majat më të larta të shoqërisë. Ky besoj duhet të jetë një motiv për cilindo. Prandaj duhet lexuar “Martin Iden”.

Të fundit

Barazim spektakolar në “Villa Park”, Chelsea i mohon fitoren Aston Villas

Barazim spektakolar  2-2 mes Aston Villas dhe Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.Blutë e Londrës e nisën...

VIDEO/ Lazio merr një fitore me vlerë ndaj Veronës dhe shkon në -3 nga Roma

Lazio fitoi minimalisht me Veronën në “Olimpico” në javën e 34-t të Serisë A dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 55 pikë, tri...

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë!

Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në Superligë. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete...

Hekurudha Vorë – Hani i Hotit/ Trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH

Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit ka zbuluar detaje nga projekti për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit. Muka...

“Ai është Edi Drama”, Meta ‘thumbon’ kryeministrin: Përfaqëson një qeveri të kalbur

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në këto momente pranë Rrugicës së Shpresës, poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky...

Lajme të tjera

Web TV