Hekurudha Vorë – Hani i Hotit/ Trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit ka zbuluar detaje nga projekti për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit.

Muka tregoi se hekurudha do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, duke kaluar në Tuz e Podgodricë, për të shkuar më pas në Beograd, Zagreb, Lubjanë e deri në Budapest.

“Është e vetmja linjë ndërkombëtare që vendi ka le të themi për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, që para viteve ’90.

Lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes stacionit të Tuzit për të vijuar pastaj në Podgoricë dhe lidhjen me kryeqytete e tjera së asaj pjese të Rajonit siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana e deri në Budapest”, u shpreh ajo.

Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë.

Linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër dhe deri në Vorë rruga do të zgjasë rreth 2 orë.

Ajo do të jetë 120 kilometra, kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Hekurudha parashikohet të përfundojë në vitin 2030./E.T

Të fundit

VIDEO/ Milan dhuron goleadë ndaj Cagliarit dhe e mbyll sezonin në mënyrë spektakolare

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj...

“Monika më ka nxitur të merrem me palestër”/ Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ndryshe në një emision televiziv, ka bërë një rrëfim ndryshe, përtej politikës. Meta ka folur...

“Vëllai yt punon në shtëpi bari”/ Plas debati mes Meritonit dhe Eglës

Spektakli i sotëm ka nisur me debatin e ashpër mes Julit, Meritonit dhe Eglës. Ndërkohë që janë zënë vazhdimisht jashtë javës, debati mes treshes...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Sa herë duhen rimbushur shishet plastike...

Hyn në fuqi “Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”/ Ja çfarë parashikon drafti

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e...

Lajme të tjera

Web TV