Ish-studenti i dhjetorit ’90, Ajet Ramçaj ka reaguar kundër vendimit për faljen e bajramit brenda në xhamia dhe jo në sheshin qendror të Tiranës, siç ka ndodhur për vite me radhë. Ramçaj thotë se myslimanët duhet të tregojnë guxim dhe të dalin në shesh nesër për t’u falur, në të kundërt Ramazanin e kanë mbajtur për të dëgjuar zërin e Edi Ramës dhe jo zërin e Zotit.
“Në qoftë se kanë bythë myslimanët që kanë majtë Ramazan, nesër duhet të bajnë ritualin e tyne të përvitshëm në sheshin “Skënderbej”, në të kundërt paskan majtë jo Ramazan, po veç dy rrokjet e para të Tij, e sakrifiku për me nigju Zanin e Ramës e jo Zanin e Zotit. Banu ju o myslimanë të mirë të 100 mijët e parë që jo vetëm të kryeni detyrimin para Zotit, por edhe t’i jepni nji grusht të fortë këtij rregjimi Anti-Zot. A ka met naj Hoxhë burrë kun që t’u bajë thirrje besimtarëve të falen në shesh?”, shkruan Ramçaj.
Komiteti Mysliman Shqiptar bëri me dije sot se bajrami do të falet nëpër xhamia, duke respektuar masat parandaluese ndaj COVID-19.