Pas mesazhit të kardinalit Troshani, reagon Meta: Harmonia ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kardinali katolik Ernest Simoni Troshani, uroi këtë të diel besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në mesazh, kardinali thekson se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, tha kardinali.

Duke marrë shkasë nga ky mesazh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare.

Meta falenderon të gjithë udhëheqësit fetarë në vend për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse.

“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!

Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira! Gëzuar të gjithë bashkë Fitër Bajramin!”, shkruan Meta./b.b/fjala.al

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV