“Mos t’i bjerë të fikët presidentit”, Meta publikon sms e diplomatit të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Meta publikoi mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që bëhen jashtë syrit të medias në lidhje me kandidatët në sistemin e drejtësisë.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtarë në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE:

‘Mirmëngjes Beni, thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët Presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për nominim. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë.’

Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”

Të fundit

Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e...

“Ngrin” euro, paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve –...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV