Arta Dade: Erion Veliaj nuk është alternativë për Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arta Dade, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, është shprehur për herë të parë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për këtë qëndrim është vendimi i bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Dade e ka mbështetur më parë Veliajn pavarësisht kritikave drejtuar udhëheqjes së PS-së dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama, por sot në “A Show” në Syri Tv, ish-ministrja e Jashtme mbajti qëndrim tjetër. Ajo theksoi se Erion Veliaj nuk mund të jetë alternativë për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

“Nuk besoja se kjo do të ndodhte (shembja e godinës) duke patur një lloj besimi te kryetari i bashkisë sepse doja ta shihja si alternativë në PS. Përfundimisht me këtë që bëri nuk është alternativë por mbështetës i Edi Ramës. Besoja se Erioni nuk do i merrte përsipër të gjitha kusuret e Edi Ramës. Nuk ka se si një Teatër Kombëtar t’i përkasë bashkisë së një qyteti”, tha Dade.

“Është bërë një akt i paprecedent”, shtoi ish-deputetja e PS për shembjen e godinës së teatrit.

Të fundit

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim...

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Nga Fatos Çoçoli Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë Në...

Policët 100 euro/dita, më 2 qershor Italia merr në dorëzim kampin e Shëngjinit

Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur me shpejtësi dhe kanë përfunduar, ndërsa në Gjadër janë drejt fundit...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do ndodhë me temperaurat

Ditën e premte vendi ynë do të ejtë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim...

Mision Sistemi i Sipërmarrjeve italiane në Shqipëri

35 sipërmarrje italiane do të marrin pjesë në misionin për sipërmarrjet në Tiranë kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri. Nisma e organizuar nga Italian Trade...

Lajme të tjera

Web TV