Habit Japonia: Ejani na vizitoni, qeveria paguan gjysmën e shpenzimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia harton planin dhe merr vendimin e guximshëm për të nxitur turistët e huaj drejt saj por edhe për të nxitur rritjen e ekonomisë, pas pandemisë koronavirus.

Pas rënies drastike të prenotimeve, qeveria japoneze merr përsipër gjysmën e shpenzimeve apo paketës ‘Turks Time’ në çdo qytet të saj, për cilindo turist të huaj që do ta vizitojë gjigantin aziatik fill pas krizës së Covid-19. Propozimi, që mund të çojë në një boom turistësh të huaj në javët në vijim, po shqyrtohet në detaje nga qeveria japoneze, për mënyrën sesi mund të aplikohet.

Sipas gazetës “Japan Times”, plani që kap shumën e thuajse 13 miliardë dollarëve, mund të nisë në muajin korrik, si periudha kur Japonia shpreson që pandemia të ketë përfunduar dhe shifrat të flasin pozitivisht për një rikthim në normalitet. Tashmë skema e pagesës po shqyrtohet ndërsa fillimisht ideja ishte për pagesën 50-50 vetëm të biletës së avionit, shkruan Mirror.

Sipas të dhënave të Agjencisë Japoneze të Turizmit, nga prilli i vitit 2019 gjer në prillin e këtij viti, që përkoi me kulmin e pandemisë, prenotimet e turistëve të huaj ranë me 99.9% dhe industria e turizmit është ajo që është goditur më rëndë nga kriza e Covid.

Numri i turistëve të huaj që vizituan Japoninë në muaj prill ra për herë të parë që nga viti 1964 nën shifrat 10 mijë./Fjala.al

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV