Vrasja e George Floyd, ‘digjet’ Minneapolis në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata e dytë e protestave në qytetin Minneapolis, në shtetin e mes-perëndimit amerikan Minnesota, për vdekjen e një burri afrikano-amerikan që ishte kapur nga policia, u shndërrua në protesta të dhunshme.

Pamjet e drejtpërdrejta treguan forcat e policisë dhe zjarrfikësit tek një dyqan pjesësh për makina të cilit i ishte vënë zjarri. U njoftuan gjithashtu grabitje tek një dyqan ushqimesh dhe një supermarket të ndodhur aty pranë.

Zjarri ishte vendosur në rrugën përballë rajonit të policisë ku protestuesit ishin përleshur me forcat speciale të policisë një natë më parë. Ndërtesa dhe të paktën një makinë e patrullave të policisë u vandalizuan përpara se policia të shpërndante turmën duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zemërimi u nxit nga vdekja të hënën e George Floyd, i cili vdiq pasi u mor nën arrest me dyshimin e falsifikimit. Një video në celular tregoi Floyd-in e prangosur të mbajtur në tokë nga një oficer i bardhë që vendos gjurin mbi qafën e zotit Floyd. George Floyd dëgjohet ndërsa lutet në mënyrë të dëshpëruar për jetën e tij, duke i thënë oficerit, “Nuk mund të marr frymë”. Por, oficeri e mbajti Floyd-in të gozhduar për disa minuta pasi pushoi së lëvizuri.

Ai u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur.

Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, u bëri thirrje prokurorëve lokalë të mërkurën të paraqesin kallëzime penale kundër oficerit që u gjunjëzua mbi qafën e Floyd-it. “Pse njeriu që vrau Xhorxh Floidin nuk është në burg?”, tha kryetari Frey gjatë një konference lajmesh. “Nëse do ta kishit bërë juve apo unë, do të ishim tani pas hekurave”.

Oficeri dhe tre të tjerë të përfshirë në arrestimin e Floidit u shkarkuan të gjithë të hënën pasi u shfaq video e arrestimit. Incidenti është nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Hennepin, qarku ku ndodhet qyteti Minneapolis, si dhe nga FBI-ja, e cili do të përcaktojë nëse ishin shkelur të drejtat civile të Floyd-it.

Lexo edhe :  Gjermani, meteorologët japin alarmin për reshje dëbora dhe ngrica

Vdekja e së hënës u krahasua me atë të Eric Garnerit, një afrikano-amerikan në New York i cili vdiq në vitin 2014 pasi një oficer i bardhë ia shtrëngoi qafën me krah, ndërsa ai lutej për jetën e tij. Edhe Garner iu përgjërua oficerëve, duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Vdekja e Floyd-it vjen gjithashtu disa javë pasi tre persona u akuzuan për vrasjen me armë në shkurt në shtetin Georgia, të Ahmaud Arbery-it. Ai dyshohet se u vra nga një ish-polic i bardhë i kontesë Glynn dhe djali i tij, të cilët me sa duket e morën për hajdut, ndërsa ai ishte duke vrapuar. Ndaj tyre u ngritën akuza vetëm pasi u shfaq një video e të shtënave. Akuza janë ngritur edhe ndaj personit që ka xhiruar videon.

Presidenti Donald Trump njoftoi në Twitter se dëshironte që hetimi i FBI-së “të përshpejtohej” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen Floyd. Ish-Nënpresidenti Joe Biden, sfidanti i pritshëm demokrat i Presidentit Trump në zgjedhjet e këtij nëntori, tha se vdekja e Floyd-it ishte “pjesë e një cikli të rrënjosur dhe sistematik që ekziston ende në këtë vend.”/Voa

Të fundit

Rëndohet situata në Qafën e Ulzës, në mjetet e bllokuara ka edhe të sëmurë

Është rënduar më tej situata në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Qindra mjete...

Mbi 50 të plagosur nga përplasja e tramvajeve në Francë

Dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën lindore duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, por asnjë kritik, thanë autoritetet. Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes...

Çfarë dihet deri më tani për zjarret në Kaliforni?

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe dëme materiale. Autoritetet e qarkut të...

Tentativë për vjedhje në një pallat në ndërtim, ndërhyn policia dhe FNSH në Vlorë

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”,...

Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën...

Lajme të tjera

Web TV