Habit Zhaku, krijon parti të re dhe u bën thirrje ndjekësve për firma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inida Gjata, njohur nga të gjithë si Zhaku ka deklaruar se do të krijojë një parti të re, e cila do të quhet Partinë për Zhvillim Kombëtar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo u ka bërë thirrje miqve dhe ndjekësve të saj që të mbledhin të paktën 3 mijë firma për krijimin e kësaj partie.

“Miq, a jeni gati te mbledhim bashkarisht te pakten 3000 firma votuesish per te regjistruar Levizjen tone politike ne Gjykate? Nese jeni te gatshem, duhet si me poshte:

Kerkese per regjistrimin e Partise per Zhvillimin Kombetar dhe emer, mbiemer, numri personal, vendbanimi dhe firma. Mund te mblidhni lirisht sa te doni dhe do te jemi ne kontakt te vazhdueshem bashke per cdo informacion dhe detaj. Bashkimi ben fuqine”,-ka thënë Zhaku.

Rikujtojmë që Zhaku doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe në reagimet e saj ajo nuk ka kursyer fyerjet ndaj qeverisë. Një ndër përplasjet e saj ka qenë edhe ajo me Mustafa Nanon sepse ai tha se godina e teatrit nuk kishte vlera.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin...

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet...

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku...

Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Lajme të tjera

Web TV