Rikthehet fuqishëm Esat Mala, shtohen ofertat nga jashtë për mesfushorin e Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina bëri që ekipi i Partizanit të rifitojë Esat Malën dhe të ketë mundësi për një kthim të fuqishëm në kampionat.

Ndërsa është duke u afruar merkato e verës, shqetësimi kryesor i të kuqve të kryeqytetit është lojtari nga Prizreni. Mala ka treguar një rendiment të jashtëzakonshëm, si në stërvitje ashtu dhe në miqësoren kundër Turbinës, që u luajt ditën e mërkurë.

Mesfushori ka shprehur prej kohësh dëshirë e tij për t’u larguar nga Tirana dhe kjo ishte arsyeja pse prej disa muajsh ai u la jashtë fushës si mënyrë dënimi. Esat Mala është duke parë të gjitha mundësitë që të shkojë në një kampionat të huaj dhe duket se kjo verë do të jetë vendimtare për lojtarin shtatshkurtër të kampionëve të Shqipërisë.

Ndaj tij kanë ardhur oferta nga Holanda, megjithatë ato duhet të aprovohen nga Presidenti i klubit Gaz Demi. Megjithatë mesfushori  kërkon me patjetër të provojë një aventurë të re dhe këtë gjë do ta arrijë gjatë merakos së kësaj vere.k.t/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV