LAJM I FUNDIT/ Shtohen 6 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë konfirmuar 6 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Duket se shifrat kanë ardhur duke u ulur, pasi në 102 teste të bëra në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 persona. Nga këta 4 raste janë në Tiranë, një prej të cilëve personel mjekësor, 1 në Durrës dhe 1 në Mat.

Ndërkohë në total në të gjithë vendin deri në këto momente janë regjistruar 1145 persona pozitiv me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja, shkon në 1143 numri i të prekurve

877 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 233 raste aktive me Covid19

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.

Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Lexo edhe :  Çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin gjatë muajit Mars, kryesojnë bulmeti dhe zarzavatet

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufinjve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)

Testime totale 16277

Testime molekulare 14825

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1143

Raste të shëruara 877

Raste Aktive 233

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 147

Durrës 28

Krujë 17

Shkodër 10

Kamëz 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Çudit Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e rëndësishme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe...

Modelja turke ndërron jetë gjatë tentativës për t’i ikur policisë

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia. Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua...

7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut

Spartak Ngjela E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?! Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në Durrës...

Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e...

Zgjedhjet e 11 Majit! Berisha u premton fermerëve mbrojtje sezonale të prodhimeve

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të PD-ASHM në qarkun e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u premtoi fermerëve subvencione...

Lajme të tjera

Web TV