Përdhunimi i 15-vjeçares/ AMA paralajmëron mediat: Mos raportoni detaje që identifikojnë të miturën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), së bashku me Agjensinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), kanë paralajmëruar mediat të mos japin detaje të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz, ku roja i një shkolle dhe 3 të rinj abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare.

Në reagimin e përbashkët, thuhet se mediat, duke intervistuar të afërm të vajzës, si dhe duke paraqitur pamje nga banesa, kanë bërë të mundur identifikimin e saj. Sipas ASHDMF dhe AMA, publikimi i të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, si dhe e bën më të vështirë rehabilitimin e fëmijëve më pas.

Reagimi

“Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me fëmijët është një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. ASHMDF po punon me Njësitë vendore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe rehabilitimin e tyre. AMA, duke e konsideruar mbrojtjen e fëmijëve si prioritetin kryesor të saj, është e angazhuar për të mbrojtur fëmijët nga transmetimet e dëmshme audiovizive, duke apeluar ndaj operatorëve audiovizivë për të respektuar normat ligjore dhe etike, si dhe të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve. ASHDMF dhe AMA nxisin qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima. Gjithashtu, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me fëmijët,ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si këto raste janë raportuar në media.

Mediat e shkruara, portalet online, por edhe mediat audiovizive kanë paraqitur rastet me detaje, kanë intervistuar të afërm të fëmijës, duke bërë të mundur identifikimin e fëmijëve viktima të abuzimit. Gjithashtu, mediat ka publikuar detaje nga banesa, zonës administrative, qytetit ku ka ndodhur ngjarja, me pasojë identifikimin e mundshëm të fëmijës. Publikimi i këtyre të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Kodit të Transmetimit, një kuadër ligjor që sanksionontë drejtat e fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për ruajtjen e të dhënave personale, privatësisë dhe kofidencialitet. Informacione të tilla të bëra publike,që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarjeje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas. Parimet bazë që mediat duhet të njohin dhe respektojnë, bazuar në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare shprehin qartë mbrojtjen që gëzojnë fëmijët në media. Nga parimi kryesor që është interesi më i lartë i fëmijës, burojnë parime të tjera për mos diskriminim, respektimi i jetës private, familjare, banesës, e korrespondencës, mbrojtja e moralit dhe e dinjitetit të fëmijës.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Mediat kanë për detyrë të respektojnë etikën, sidomos kur ato transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen që e bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të të fëmijës viktimë, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë. MASHDMF dhe AMA kanë ndjekur me shqetësim publikimin e lajmeve mbi ngjarjet ku janë përfshirë fëmijët viktima. Bazuar në ligjin nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” dhe në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apelojmë ndaj mediave, përfshirë dhe ato audiovizive për të respektuar parimet e ruajtjes së privatësisë dhe kofidencialitetit të fëmijës. Gjithashtu, u bëjmë apel mediave të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të bëhen partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët, duke denoncuar edhe normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve”

Të fundit

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Lajme të tjera

Web TV