Rikthehet “Ebola”, ja cili shtet po merr masa urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Republika Demokratike e Kongos ka shpallur epideminë e re të Ebolas, në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje.

Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo ka thënë se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive, pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.

“Ne kemi një epidemi të re të Ebolas në Mbandaka,” është cituar të ketë thënë Longondo.

“Shumë shpejt do të dërgojmë vaksinën dhe ilaçet”.

Shpërthimi është konfirmuar nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë:

“Ky shpërthim është rikujtim se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”.

Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, afër kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.

Në muajin prill, autoritetet kanë qenë afër shpalljes së fundit të shpërthimit, i dhjeti prej kur është zbuluar ky virus më 1976.

Mirëpo një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar më vonë në lindje të shtetit./rel/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV