Mal Berisha: Përse heshtin ambasadorët e huaj në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqetësimi kryesor i diplomatit Berisha  është përse ambasadat e huaja në Tiranë  kanë heshtur për disa probleme të politikës shqiptare. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  Berisha jep arsyet  sipas tij përse heshtin.

 -Një diplomat përse nuk ka folur kur ka ndodhur diçka dhe ai duhet të fliste?

-Unë kam qenë vet ambasador. Kam qenë ambasador i dy qeverive, i qeverisë së Berishës dhe qeverisë së Ramës. Mund të ketë ndodhur që gjëra të cilat m’i ka orjentuar qeveria e Edi Ramës në Londër, mua si Mal nuk më pëlqenin por si ambasador isha i detyruar t’i bëja.

Kështu që ambasadori nuk është gjë tjetër veçse një instrument i kontrolluar me një pult, që e ka në qendrën e vet, i cili thotë “Ti do thuash këtë”, “Nuk do thuash këtë”, “Do reagosh për këtë” ,  “Nuk do reagosh për këtë”, prandaj ajo ideja që njerëzit kanë iluzione për këtë, “si e bëri ambasadori atë”… Jo! Ambasadori ditën që bën një gjë e cila nuk është në pajtim me atë që merr direktiva në qendrën e vet, nuk e kryen më funksionin. Ambasadorët bëjnë atë që i thonë./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=X7AcESrp3D8

 

 

Të fundit

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Lajme të tjera

Web TV