Video me bluzën e Celtik, mediat skoceze: Shikoni gjestin me duar të presidentit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar një video nga bregdeti i Durrësit, ku shfaqet duke vrapuar, siç thekson vetë ai, “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Meta iu uron një të diel të shkëlqyer të gjithë miqve keltë, ndërsa i fton të vizitojnë Shqipërinë për pushime verore.

Kjo video e Metës ka bërë jehonë në mediet skoceze, të cilat shkruajnë se “Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Një ndër mediat më të rëndësishme skoceze “The Celtic Star” të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC, që ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta.


Ja çfarë shkruan “The Celtic Star”:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm. Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar-dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ....

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Lajme të tjera

Web TV