Gripshi: Meritat kryesore i takojnë trajnerit. Kupa do të ishte qershia mbi tortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënderbeu mund të konsiderohet pa dyshim si surpriza e këtij sezoni duke marrë parasysh se në fillim të këtij viti sportiv ishte dhe vetë ekzistenca e tij në dyshim. Edhe pas një ndalese gati tremujorëshe u rikthye sërish me të njëjtin marsh duke marrë dy fitore në transfertë, ku një prej tyre ndaj kampionëve në fuqi të Partizanit.

Nazmi Gripshi është kthyer heroi i këtij ekipi me dy gola të shënuar në dy ndeshje dhe atë ndaj “demave të kuq” ndoshta më të bukurin në karrierën e tij te Skënderbeu.

Në një prononcim posaçërisht për Fjala.al, anësori bardhekuq shprehet falënderues ndaj Zotit për startin personal të tijin pas ndalesës, ndërsa për ecurinë pozitive të ekipit meritat kryesore ja vendos trajnerit Ilir Daja. Numri 10 i Skënderbeut e konsideron triumfin në Kupën e Republikës si një qershi mbi tortë, ndërsa sfidën përballë Laçit e sheh si një duel më të bukur sesa për vendin e tretë. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Federale do të ketë ndikim mbi të ardhmen jo vetëm për të por për të gjithë ekipin.

INTERVISTA

Duket se karantina ka ndikuar pozitivisht te ju. 2 gola në 2 ndeshje dhe 6 pike të dhuruara për ekipin. A e prisnit këtë start personal pas ndalesës dhe kujt ia dedikoni golin e shënuar përballë Flamutarit?

Karantina ka pas ndikimin e saj po kthimi në stërvitje ka qenë shumë i domosdoshëm për të filluar aty ku e lamë. Edhe pse kjo fazë përgatitore ka qenë e shkurtër, e kemi marrë seriozisht dhe jemi fokusuar 100% për t’u rikthyer sërish tek fitoret aty ku e lamë në fillim të marsit.  Falënderoj Zotin që u ktheva me gol dhe kemi bërë 2 fitore të rëndësishme në transfertë, golin ja dedikoj familjes dhe shoqërisë që më ka mbështetur.

Fitorja e 6 radhazi në kampionat, disa muaj më parë pozicionoheshit të tretët nga fundit ndërsa sot e shihni veten të tretët nga kreu. Çfarë ka ndryshuar me Skënderbeun në këtë pjesë të dytë të kampionatit?

Po është e vërtetë që jemi në vendin e tretë dhe shpresojmë të ngjitemi sa më lart. Ka ndryshuar mendoj faza përgatitore në janar. Në këtë pjesë të dytë kemi kuptuar më mirë atë se çfarë do trajneri që ne të bëjmë në fushë dhe për këtë gjë na ka ndihmuar faza përgatitore e janarit, pasi edhe vetë ashtu siç dihet ajo e verës ishte shumë e shkurtër për shkak të situatës që ndodhej klubi me gjyqet e UEFA-s.

Për herë të dytë festoni në të njëjtën mënyrë. Mund të na tregoni se çfarë shpjegimi ka festimi duke treguar numrin 10 pas çdo goli? A mos ndoshta doni t’i tregoni tifozëve se jo më kot ai numër ndodhet pas shpinës tënde?

Festoj në atë mënyrë jo sepse dua të tregoj diçka, por thjesht është gëzim i momentit. Numrin 10 kam dëshiruar që në fillim për t’a marrë dhe do të bëjë gjithçka duke dhënë më të mirën për t’iu treguar të gjithëve se e meritoj atë numër.

Dy golat e fundit kanë ardhur kur keni qenë të pozicionuar në krahun e majtë të fushë dhe përballë Flamurtarit u duk se ishit më aktiv kur u spostuat në atë krah. A ndiheni të  penalizuar që jeni në një ekip me Dejvi Bregun dhe nuk mund të luani për gjatë gjithë 90 minutëshit në pozicionin tuaj natyral?

Po e vërtetë që unë rolin natyral e kam sulmues të majtë, po është trajneri që vendos dhe unë do bëj më të mirën kudo që të luaj. Do të jem i gatshëm për çdo pozicion që do t’i nevojitem ekipit. Sa për Bregun, jo vetëm unë, por çdokush do të ndihej i kënaqur të ishte në një ekip me të.

Lexo edhe :  Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Shpesh në studiot televizive por edhe nga tifozët vëmendjen dhe meritat kryesore i merr trajneri Ilir Daja dhe jo futbollistët, a ndiheni të nënvlerësuar për këtë gjë?

Trajneri ka meritën kryesore, pastaj vijmë ne lojtarët që zbatojmë me përpikmëri ato që ai na thotë. Të gjithë si ekip jemi si një familje, humbim bashkë dhe fitojmë të gjithë bashkë. Skënderbeu funksionon në bazë të grupit dhe jo individit.

Rinisja e futbollit u bë me rregulla të reja dhe me stadiume të boshatisur, a e keni vështirë për t’iu përshtatur?

E vështirë jo dhe aq për tifozët sepse në kampionatin shqiptar nuk është se në stadiume kemi shumë tifozë, por përsëri sado që të jenë në shkallët e stadiumit na japin një mbështetje të madhe. Në fund të fundit, futbolli luhet për tifozët pavarësisht se tani e shohin disa si biznes.

Kalojmë te merkatoja, nga zërat e qarkulluar në janar u mësua se për ju kishte interesim konkret nga tre ekipe të Bundesligës së dytë gjermane. Mund të na thoni pse nuk u realizua një transferim dhe a do të ndodhë kjo gjë në merkaton e verës?

Ka pasur zëra dhe nga kampionati që iu cituat, por duhet të ishte e kënaqshme si nga ana ime dhe nga e klubit që të bënin një transferim. Në fund janë drejtuesit e klubit që marrin vendimin përfundimtar. Mendoj që kemi kohë deri sa të mbyllet kampionati dhe të shohim se çfarë do ndodhi deri në përfundimin e kampionatit dhe hapjen e merkatos.

Një vendim pozitiv nga Gjykata për ekipin tuaj a do të kishte një ndikim të madh dhe në të ardhmen tuaj përsa i përket merkatos?

Sigurisht! Një vendim pozitiv po e presim të gjithë, po janë drejtuesit që po merren me atë çështje dhe ne na takon të përqendrohemi vetëm për atë se çfarë ndodh brenda drejtkëndëshit të gjelbër. Jo vetëm për mua, por ai vendim do të kishte ndikim për të gjithë ekipin e Skënderbeut mbi të ardhmen e tyre. Në rast të një vendimi pozitiv do kishte shumë sukses dhe do shiheshim me një sy tjetër.

Sfida e radhës, është për kupë ndaj Bylisit, a është më objektiv kryesor fitimi i këtij trofeu për Skënderbeun tani që e sheh veten në vendin e tretë?

Ndeshja më Ballshin është shumë e vështirë, do bëjmë maksimumi tonë që të bëjmë ndeshje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Një nga gjërat pozitive të ekipit është se i marrim ndeshjen një nga një. Në qoftë se do arrijmë të fitojmë kupën do ishte qershia mbi tortë për këtë sezon. Objektivi jonë është të fitojmë çdo ndeshje, pastaj në fund le të triumfojë më i miri.

Ndërsa në kampionat luani përballë  Laçit, një duel për vendin e tretë. A ndiheni më të motivuar për t’a fituar këtë ndeshje pasi humbja do t’ju çonte një vend më poshtë në tabelën e klasifikimit ndërsa fitorja do t’iu blindonte në pozicionin aktual?

Të mendojmë për Bylisin njëherë, pastaj Laçin. Mendoj që është një ndeshje e fortë dhe e vështirë gjithashtu dhe e bukur se një ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt. Në çdo ndeshje në fushë hyjmë vetëm për fitore. Shpresojmë të jemi në ditën tonë më të mirë dhe të vazhdojmë me rezultatet pozitive.

Dhe 8 ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit ku e sheh Nazmi Gripshi Skënderbeun në mbyllje të këtij sezoni?

Janë dhe 24 pikë në lojë që do të thotë kemi punë për të bërë. Ta mbyllim në vendin që na takon dhe pastaj të shikojmë për të ardhmen.

Intervistoi Enrik Braho/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV