Hoti tregon bisedat: Mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri më i ri i Kosovës i ardhur nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë urime për postin e tij nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe këshilltari diplomatik i presidentit Macron, Emmanuel Bonne.

Hoti bën me dije se Merkel i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Kosovën, ndërsa Emmanuel Bonne-n e ka falenderuar për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

Postimi: 

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

#QeveriaHoti #RKS

/E.B./Fjala.al

Të fundit

BE, thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

Shqipëria po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Në...

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

     Nga Lutfi Dervishi  Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndryshe nga dje kur fjalitë, fjalët dhe shkronjat e vendosura sup njëra-tjetrës kishin një...

“Kisha konflikte me gruan, por fëmijët nuk i kam prekur”, zbardhet dëshmia e burrit

“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar”, kështu ka deklaruar në dëshminë e tij dhënë para policisë së Shkodrës Ergys...

Berisha: Tirania më e pamëshirë për shqiptarët është ajo e varfërisë nga plaçkitja

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, ku ka theksuar se tirania më e pamëshirë që kanë...

Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të...

Lajme të tjera

Web TV