BE, thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor.

Në faqen e prokurimve publike të BE është hapur thirja për një tender me objektiv kontrate të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me kërkesat të BE-së.

Synohet gjithashtu ndërtimi i kapaciteteve administrative për të zbatuar politikat sektoriale dhe legjislacionin e miratuar në mënyrë të plotë dhe efektive përmes mbështetjes në 2 fusha kryesore.

Fusha e parë përshin prioritet dhe hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me kërkesat e BE-së.

Ndërkohë që, fusha e dytë përfshin përmirësimi dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministirisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore shqiptare, nëpërmjet aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së.

Konsulenca parashikohet të kushtojë 700 mijë euro, ndërsa hapja e këtij tenderi vjen në një kohë kur disa projekte hekurudhore në vend kanë avancuar në drejtim të ndërtimit apo sigurimit të financimit për nisjen e rehabilitimit të linjave ekzistuese./   S.M

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV