6 shenja që tregojnë se jeni demiseksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Termi demiseksual është shfaqur relativisht kohët e fundit në vitin 2006. Ai është një përcaktim mes seksualitetit dhe aseksualitetit dhe i referohet një gjendjeje të caktuar, ku truri dominon mbi çdo pasion! Kur një person nuk është i gatshëm të zhvillojë një marrëdhënie intime derisa ai krijon një lidhje emocionale me partnerin e mundshëm, ky është përcaktimi më i saktë për njerëzit demiseksual. Ja gjashtë shenjat, që tregojnë nëse jeni një prej tyre…

  1. Preferoni të krijoni një miqësi të fortë para se të zhyteni në një marrëdhënie. Ka njerëz që janë të gatshëm të fillojnë menjëherë një lidhje dashurie, ndërsa ka të tjerë që preferojnë më shumë një raport miqësie, si fillim. Nëse e konsideroni veten pjesë të grupit të dytë, mund të jetë një shenjë e vërtetë e demiseksualitetit tuaj. Ju thjesht besoni se është më e rëndësishme të bëheni miq të mirë para çdo gjëje tjetër.
  2.  Nuk eksitoheni menjëherë kur mendoni për marrëdhënie fizike. Përsëri, ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që ngacmohen kur mendojnë të fillojnë një marrëdhënie fizike me një djalë apo një vajzë të bukur dhe ata që e perceptojnë të qenit intim si një pasqyrim fizik i emocioneve të forta që ekzistojnë tashmë midis dy personave. Nëse mendimet tuaja janë më afër grupit të dytë dhe besoni se një lidhje fizike është vazhdim i një emocionaleje, mund të filloni ta quani veten demiseksual.
  3. Vlerësoni një bisedë të mirë dhe kuptimplotë.Të kesh një bisedë të këndshme ju pëlqen më shumë se gjithçka tjetër. Ju jeni ai që kërkoni gjithmonë thellësi në fjalët e partnerit tuaj pasi kjo ju ndihmon të ndërtoni një lidhje edhe më të fortë me të.
  4. Jeni tifoz i përkëdheljeve dhe përqafimeve të ngrohta. Dashuria nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet fizike, ajo përfshin përqafime, puthje, etj. Nëse e pëlqeni idenë e krijimit të një marrëdhënieje që nis nga përqafimet dhe jo nga akti intim, atëherë ju jeni një demiseksual.
  5. Ju vlerësoni personalitetin, përpara pamjes. Ju nuk jeni lloji i personit që frikësoheni kur shihni një person tërheqës. Gjithmonë prisni derisa të zbuloni se cilat janë personalitetet e njerëzve, përpara se të filloni të krijoni një lidhje me ta. Nëse nuk gjeni asgjë të bukur brenda një personi, nuk do të keni dëshirë të ndiqni asgjë më tej me të.
  6. Ju nuk keni frikë të keni një angazhim.Të kesh një lidhje do të thotë angazhim, si nga ana jote ashtu edhe nga partneri juaj. Dhe nëse e keni filluar një marrëdhënie, jeni gati të jepni gjithçka që keni dhe më shumë. Ju kurrë nuk përpiqeni të prisni nga të tjerët që të përmbushin pritshmëritë apo premtimet tuaja./r.g/fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV