Basha jep detajet nga takimi me Thaçin në selinë blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi duke bërë me dije se çfarë diskutuan gjatë takimit në selinë blu.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se u diskutua për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë. Ai shkruan se është i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.

Postimi i plotë:

“Me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.” shkruan Basha./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Veliaj pret në takim ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë “TEDA Tirana”

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me...

Vrau efektivin/ Azgan Mërnica ‘zbërthehet’ para autoriteteve, rrëfen momentin e sherrit

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale. Mërnica ka deklaruar se po...

Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur po martoheni

Vitet e fundit, dasmat, ceremonitë apo eventet e ndryshme, po organizohen nga kompani të posaçme që marrin përsipër gjithçka, nga dekori i ambientit deri...

Rama kërkon përfshirjen politike të Shqipërisë në BE/ Lehtësoni marrjen e huave!

Kryeministri Edi Rama ka folur në Malin e Zi në lidhje me marrëdhëniet e rajonit me BE. Rama: Do të ishte mirë që në atakimin...

Kuvendi nis me tensione/ Deputetja e PD debat me Shalsin

Me debate ka nisur seanca e sotme penale. Debate duket se ka pasur mes deputetes demokrate, Dhurata Çupi dhe Eduard Shalsi sa i takon pr/ligjin...

Lajme të tjera

Web TV