Daçiç: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Kosovën. Më tej ai tha se pas zgjedhjeve në Serbi, më 21 qershor, presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç do të bisedojë me zyrtarë evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

“Meqenëse Qeveria e re (e Kosovës) i shfuqizoi të ashtuquajturat masa reciprociteti, e para kësaj është shfuqizuar edhe taksa, kushtet për vazhdimin e dialogut janë përmbushur. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut. Duam që të vijë deri te një zgjidhje e qëndrueshme, një kompromis, por, në këtë moment, është herët të flitet për këtë, sepse nuk ka pasur dialog për kohë të gjatë.”– ka deklaruar Daçiç.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që prej vitit 2011 dhe është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të taksës 100% që u ka vënë qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia./Re.Gu/fjala.al

Të fundit

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Lajme të tjera

Web TV