Ju flet një fëmijë, ju flas unë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Silvana Begaj

Kur isha e vogël mendoja se njerëzit ndahen në të mirë dhe të këqij. Shumë e thjeshtë! Por jeta nuk është dhe aq e thjeshtë. Sot e di. Çdo gjë është relative. Të mirët dhe të këqijtë nuk ekzistojnë.

Ne jemi thjesht qenie njerëzore që veprojmë keq nga rastësia, injoranca, situata etj. Është bukur të jesh i vogël. Shumë gjëra nuk i shikon, shumë vështirësi i injoron dhe kjo të jep guxim.

Guxim që të mëdhenjtë nuk e kanë. Ata janë të mërzitshëm. Më shumë shikojnë problemet se zgjidhjet. U rrita, por jo se doja. Jeta ka disa stade dhe më duhet patjetër të rritesha. Një pjesë e imja ka ngelur fëmijë dhe në fakt e ruaj me fanatizëm.

Ndoshta atje e gjej guximin për hapat e mëdhenj që hedh. Kur je fëmijë mendon se çdokush e ka fajin, përveç teje. Në fillim prindërit e ekzagjerojnë me këshilla dhe kujdes të tepruar. Skandaloze! Ja sa të rritesh, dhe do ta kesh çdo gjë në dorë.

Pavarësisht se janë të mërzitshëm, i shikon dhe si zgjidhës problemesh. Mjafton t’iu spiunosh prindërve për çdo problem dhe ata si me magji zgjidhin. Natën, nëse ke frikë, mjafton të shkosh të flesh te dhoma e tyre dhe t’u kapësh dorën dhe makthet e kuçedra me 7 kokë zhduket.

Prindërit janë heronj dhe nga heronjtë dhe kuçedrat kanë frikë! Zakonisht lojërat e fëmijërisë të ngelen thellë në kujtesë. Unë, në kujtesën time, mbaj mend që isha një fëmijë me ëndrra të mëdha, me ideale të mëdha… shumë më të mëdha se gjatësia ime. Zakonisht luftërat bëhen që të sjellin paqen, por luftërat në kokën time sillnin luftëra më të mëdha. Kisha ëndrra mbretërish.

Doja të pushtoja botën. Doja o të gjitha, o asgjë nga kjo botë! Dhe e vetmja pengesë që kisha ishte mosha. Sa të rritesha dhe pak… Vetëm sa të rritesha dhe pak.Frika kur je i vogël nuk ekziston.

Pse të kesh tek e fundit? Je kaq larg vdekjes… Pastaj në fund të fundit: Kush mund t’i bëjë keq një fëmije? Eh po ja që e paskam pasur gabim. Më duhet të pranoj me dhimbje ulëritësë që abuzimet seksuale ndaj të miturve janë një problem serioz në Shqipëri dhe kudo në botë.

Lexo edhe :  Mazniku 4 orë në Prokurorinë e Tiranës, reagon Belind Këlliçi: Fundi i ‘Biftekut’ dihet

Por të ngelemi në Shqipëri, atje ku kam zemrën dhe fëmijërinë. Buda thoshte që ne kurrë s’do mund të jemi tërësisht të drejtë. Në fakt dhe dielli që është diell, lë hije. Kur dëgjova lajmet, u ula mbi heshtje dhe mendova me britma ulëritëse.

Unë sot, si e rritur, duke mos menduar për fëmijën brenda meje, e di që çdo krim, edhe pse është krim dhe nuk e justifikoj, ka një arsye. Askush nuk vret për qejf, askush nuk vjedh pa arsye, askush nuk bën diçka të keqe kot.

Përjashtoj rastet kur flasim për të paaftët mendërisht. Por të jesh abuzues seksual, mbi të gjitha, ndaj një minoreni/minoreneje është tmerruese, drithëruese. As drejtësia dhe vunerabeliteti i Budës nuk do të gjente arsye të vlefshme për këtë veprim.

Pra përbindëshat e ëndrrave të fëmijërisë, si kuçedra me 7 koka ekzistokan. Ato kuçedra dinë të vrasin çdo lloj fëmije, çdo lloj pafajësie. Kjo është vdekja e brezit. Nuk preket vetëm i/e dëmtuara, por kushdo që e dëgjon dhe e përjeton këtë ndodhi.

Pa dashje ata rriten më shpejt dhe të vjedhësh fëmijërinë, ky është krim. E vetmja gjë që të ngelet nga fëmijëria, nëse je e abuzuar seksualisht, është se pasi fiket drita të gjithë djajtë dhe makthet janë në dhomën tënde.

Asnjëherë më ti nuk mund të flesh e qetë. Më e keqja është se pasi fiket drita, as prindërit nuk kanë forcë të të ndihmojnë! Ndoshta kjo është më e dhimbshme, sepse ti nuk ke më heronj. Ekzistojnë vetëm të qirinjtë.

Jeta ka rregulla, lufta ka rregulla, e keqja ka rregulla, por në rastet e abuzimeve “të këqijtë nuk luajnë sipas rregullave dhe kjo i bën përbindësha”.Për të gjitha rastet që dimë dhe për ata që nuk flasin, fëmijëria është e vetmja gjë e pastër që na ngelet nga kjo jetë mëkatare. Ne si shoqëri duhet ta luftojmë ligësinë! Fëmija brenda nesh duhet të jetë gjithmonë aty!

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV