Thyen masat kundër COVID-19, ndërpritet sërish mësimi në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë ndërpreu mësimin plotësues për klasat e nënta për shkak se nuk kanë respektuar masat e koronavirusit.

Rikujtojmë që më 8 qershor në Kosovë nisi mësimi plotësues për këto klasë me qëllim që nxënësit të përgatiteshin për testet, por tashmë ËSHTË MARRË TJETËR VENDIM.

“Edhe përkundër përgatitjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe ndihmës që kanë dhënë drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, prindërit dhe institucionet e tjera, informatat nga terreni na kanë treguar se masat mbrojtëse nuk janë duke u respektuar sa duhet. Me qëllim të mbrojtjes së nxënësve, stafit mësimor dhe të gjithë qytetarëve, kemi vendosur që mësimi plotësues për klasat e nënta në javën e dytë të ndërpritet deri në masat e tjera. Pamë se situata është shumë shqetësuese dhe virusi është prezent në Kosovë”, -u shpreh ministri i MASHTI-t, Ramë Likaj, në një konferencë për mediat.

Momentalisht në Kosovë janë konfirmuar  gjithsej 1,384 raste me koronavirus, prej të cilave 921 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur. Ndërsa vetëm gjatë ditës së premten janë regjistruar 58 raste të reja.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV