Shahini: Debati i stërpolitizuar, provimet nuk penalizojnë maturantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm” Kështu e konsideron ministrja e Arsimit Besa Shahini debatin e ditëve të fundit mbi provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të Maturës Shtetërore.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ajo deklaron se ky debat ka shpërqëndruar maturantët nga përgatitjet që duhet të bënin për provimin e radhës.

“Jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stërpolitizuar mbi maturën kombëtare që e pamë të zhvillohet këto dy ditët e fundit. Një stërpolitizim i skajshëm dhe i tmerrshëm që jo vetëm shpërqëndroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u pregatitur për provimet e radhës por dhe keqinformoi. Një debat që mund të ishte i dobishëm kombëtar për mënyrën sesi po zhvillohet sistemi i arsimit parauniversitar edhe pse jo se si duhet të bëhen vlerësimet e njohurive të nxënësve në fund të ciklit të arsimit parauniversitar. Sido që të jetë, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.” tha Shahini.

Sipas ministres, provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit dhe vlerëson jo vetëm njohuritë, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar.

“Provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit. Provimi Kombëtar është i dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë. Testi PISA është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre. Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera Shahini.

Lexo edhe :  “62% s’i besojnë opozitës së tij!”/ Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës

Ministrja Shahini komentoi edhe protestat e ditëve të fundit, duke thënë se në atë protestë shumë prej tyre nuk ishin maturantë.

“Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo./En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/268377947942158/

Të fundit

Nëse konsumoni një vezë në ditë, ulni rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë një vezë në ditë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me...

Zbulohet “shtëpia e barit” në Francë, arrestohen dy shqiptarë

Oficerët e doganës në Verdun të Francës kanë sekuestruar një kulture të madhe marijuane në departamentin Meuse. Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë...

Dumani raporton sot në KLP për punën e SPAK, mbërrijnë përfaqësuesit amerikane

Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë sot, në orën 11:00, për punën e vitit 2024 në KLP. Siç shihet edhe nga pamjet, në KLP...

Kush e rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë

Klima gjeopolitike rajonale, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, e ka shtyrë Brukselin të hidhet në veprim, por dritarja e re mund të mos...

Aksident fatal në Unazën e Madhe, përplasen dy të moshuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kthesa e Babrrusë te Unaza e Madhe. Raportohet...

Lajme të tjera

Web TV