Video/ Me shpejtësi skëterrë deri në 166 km/h, policia iu heq patentat 9 shoferëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme policia iu ka hequr lejen e drejtimit 9 shoferëve pasi lëviznin me shpejtësi të lartë.

Policia ka arritur të bëjë të mundur konstatimin e tyre me anë të radarëve në rrugën Tiranë-Elbasan ku janë evidentuar 9 drejtues mjetesh që po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësisë, me nga 139 km/h deri në 166 km/h.

Ndërkohë në njoftimin e saj, policia bën dhe një apel për drejtuesit e makinave: “Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”./re.gu/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/377125616579977/

Njoftimi:

Live: Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan

Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar ?, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh

Mos nxitoni për të arritur fundin?, apo ???, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Lexo edhe :  Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

# PerdoruesRrugeVleresoniJeten
# RespektoniRregullat

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV