20-vjeçarja i dha fund jetës/ Behgjet Pacolli: Depresioni duhet të merret seriozisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së 20-vjeçares nga Kosova, Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ngriti pikëpyetje për motivin e vetëvrasjes së 20-vjeçares, ndërsa quajti depresionin si shkakun më të zakonshëm të vetëvrasjes, ai shkruan se duhet të merret më seriozisht.

“Dua të shkruaj disa fjalë për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit. Heroina, një studente e dalluar, 20-vjeçare, zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj. Zoti e di pse? Depresioni, si shkaku më i zakonshëm i vetëvrasjes, është diçka që duhet të merret më seriozisht. Psikologët duhet të jenë gjithmonë në dispozicion për të rinjtë. Duhet të flitet më shumë për këtë temë në shkollë dhe në shoqëri. Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim. Kjo fytyrë e bukur nuk duhet të harruar. Jeta është e shtrenjtë! Familjes Mehmetaj i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Si prind që jam, jam shumë i emocionuar nga ky rast.”, shkruan Pacolli.

Ditën e djeshme 20-vjeçarja nga Gllogjani i Deçanit u gjet e vetëvrarë. Ngjarja u konfirmua edhe nga autoritetet e policisë kosovare të cilët thanë se e reja i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Heroina Mehmetaj, 20-vjeçe studionte në Fakultetin Juridik në Universitetin e Pejës dhe ishte një student me notë mesatare 9.2

Vdekja tragjike e Heroinës preku jo vetëm familjen dhe shoqërinë e saj, por të gjithë publikun kosovar./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV