Covid/Manastirliu: Ka patur grumbullime në festa e ceremoni mortore, duhen zbatuar masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e numrit të të infektuarëve me COVID-19, sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut ka disa faktorë.

Ministrja tha se rritja e numrit ndodh për shkak të mosrespektimit të protokolleve të sigurisë nga qytetarët pas hapjes. Ajo theksoi se ditët e fundit ka patur grumbullime në festa ceremoni mortore dhe institucione. Manastirliu tha se maskat duhet të jenë të detyrueshme në institucionet ku nuk zbatohet distancimi social.

Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara . Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur.  Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”- tha Manstirliu./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Lajme të tjera

Web TV