Ditën e sotme në Shqipëri janë konfirmuar 82 persona me koronavirus, duke shënuar një tjetër shifër rekord të infektuarish në 24 orë.
Një prej rasteve të konfirmuara ditën e sotme është një person nga qyteti i Korçës, i cili raportohet se ka qenë i shtruar për dy ditë në QSUT dhe më pas është kthyer sërish në qytetin e tij.
Ndërkohë bëhet me dije se personi është i moshuar dhe aktualisht nuk ka shfaqur komplikacione në gjendjen e tij shëndetësore dhe po trajtohet në shtëpi. Autoritetet bën me dije se së bashku me të janë izoluar dhe familjarët dhe personat që kanë pasur kontakte me të./Re.Gu/Fjala.al