Idiotësitë e pyetjes 15 të testit të maturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pyetja e 15 e Testit të gjuhës dhe letërsisë

Jepet një foto ku një grua (vajzë) me gjasa alpiniste bën një ngjitje të vështirë dhe lidhur me të pyetet :

Fotoja e mëposhtme përcjell te shikuesi mesazhin :
A. Njeriu në sfidë me kohën
B. Njeriu në sfidë me shoqërinë
C. Njeriu në sfidë me teknologjinë
D. Njeriu në sfidë me natyrën
Autorët e testit si edhe Ministria e Arësimit e Republikës të Shqipërisë konsideron që përgjigja D është e sakta !!!
Ndërkohë maturantët janë vendosur përpara një pyetje përgjigja zyrtare e së cilës është jo medoemos e vetmja e saktë. Pra, edhe maturantë që nuk kanë dhënë përgjigjen D, kanë t£e drejtë të ankohen se përse u kanë hequr arbitrarisht pikë.

Pse ?

E para, vlerësimi me një fjali të thatë i njê fotoje nuk ka asnjë lidhje me letërsinë dhe me gjuhën. Se përndryshe mund të jepet edhe një video nga një ndeshje futbolli dhe mund të pyetej : Gjeni kush e bëri golin ? – dhe të quhej pyetje provimi në gjuhë dhe letërsi !!!

E dyta, ka një dallim esencial midis « gjuhës » me imazhe, vizuale dhe gjuhës të shprehur në fjalë, e cila bën që në asnjë rast të mos mund të barazohet imazhi vizual me shpjegimin ose emërimin e tij me fjalë. Prandaj të kërkosh të dish se çfarë përfaqëson një imazh analitikisht, duke shmangur të gjitha mundësitë e tjera është një moskuptim i rëndë i dallimit midis këtyre dy formave të të shprehurit. Imazhi sikurse thuhet në shkencat e komunikimit mund të shprehi edhe një mijë fjalë, në mënyrë sintetike, jo përjashtuese (jo diz-zhonktive), kur fjala është analitike dhe mund të ketë aftësinë e konsiderimit të një shprehjeje duke përjashtuar të tjerët. Përshembull kur shoh në foto një djalë që nuk është Turi, nuk jam duke thënë ekskluzivisht : « Ky nuk është Turi ! ». Mund të shpjegoj foton në fjalë në mënyra të ndryshme. Kurse me fjalë mund të them vetëm ; Ky nuk është Turi !

E treta, shihni si është ndërtuar gabim teksti i pyetjes : « Fotoja e mëposhtme përcjell te shikuesi mesazhin : …»
Fotoja nuk është e thamë High Definition nga pikëpamja semantike, kurse teksti i shpjegimit të saj mund të jetë, pra nuk mund të « përkthehet » njera te tjetra. Fotoja nuk përcjell mesazh të përcaktuar, sepse mesazhin e krijon « shikuesi », është ai që nxjerr nga një fotografi kuptimin që përputhet me subjektivitetin e tij. Mesazhi nuk është te fotoja, por është te kuptimi që i jep marrësi i fotos, botuesi i fotos dhe shikuesi i fotos.
Unë nuk e di nëse duke cendosur një foto Ministria e Arësimit ka menduar se si do ta zgjidhnin këtë pyetje nxënës me probleme shëndetësore në kapacitetet e tyre vizuale, por po e le këtë denigrim që u bëhet atyre.
Vimë te përgjigjet !

A mund të jetë mesazhi që « përcjell » (vini re çfarë fjale përdoret : « përcjell ») sipas përgjigjes« C », pra të kemi një sfidë me teknologjinë ? Patjetër që po ! Unë shoh aty një litar, dhe mund të mendoj se teknologjisë të prodhimit të litarit i besoj fort. Ose shoh që vajza alpiniste nga veshur këpucë. Dhe marr mesazhin që provohet dhe sfidohen të gjitha teknologjitë e tjera të këpucëve. Ose mendoj që ajo vajza mundet që sfidon teknologjinë e helikopterit sepse ngjitet në lartësi pa pasur ne vojë për një mjet të tillë, a cdo hamendje tjetër.

Lexo edhe :  Birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye, flasin shkencëtarët!

A mund të jetë një sfidë ndaj shoqërisë sipas pyetjes « B » ? Pse jo, sigurisht që po, edhe kështu mund të intepretohet te shikues të ndryshëm. Sepse nuk ka « shikues » në numrin njejës, por ka « shikuesë » në numrin shumës, të cilët e intepretojnë foton në mënyra nga më të ndryshme. Patjetër është edhe sfidë ndaj shoqërisë sepse sfidon të gjitha ata që nuk merren me sport, ta zemë, ose me frikacakë që nuk ngjiten nëpër shkëmbinj.

A mund të jetë e saktë përgjigja « A », si sfidë me kohën ? Pa dyshim që po, mund të përcjelli këtë mesazh sepse kudo ku ka veprim njerëzor, ky kryhet në kohë, dhe ta zemë nëse shikuesi e di që për t’u ngjitur në shkemb ka një rruge me autobuz, por autobuzi po vonon, fotoja e vajzës që ngjitet vetë, është në këtë rast edhe një përpjekje për të fituar kohën.

Po pyetja « D » mund të quhet e saktë ? Po, edhe ajo, mund të konsiderohet si mesazh që shikuesit tërheqin nga fotoja. Kujdes ! Mesazhi nga fotoja tërhiqet, nuk është fotoja që e « përcjell ». Ndryshe kemi gabim të rëndë !

Por përgjigja « D » nuk është pa « hijet » e veta. Sepse alpinizmi në vetvete nuk është thjesht një sfidë e njeriut ndaj natyrës ! Alpinizmi më shumë se ta sfidosh natyrën është ta duash natyrën. Eshtë të tregosh që njeriu kap « maja », pra është një sfidë e njeriut me veten e tij. Përgjithësisht ka filozofë të mëdhenj klasikë që argumentojnë që njeriu nuk e sfidon natyrën sepse natyra dhe njeriu janë të pashkëputur në lidhjen e tyre dhe ndërvartësitë e tyre. Aq më shumë vajza apliniste nuk po sfidon natyrën, por po « sfidon » një shkëmb sepse ajo nuk po fluturon duke e injoruar natyrën, as nuk po thyen ligjin gravitacional, etj. Ajo më shumë po tregon fuqinë psikologjike, kurajon, zgjuarësinë, etj., teknikat e ngjitjes (teknologjinë), forcën e muskujve (sfida me vetveten dhe me trupin e saj), etj.. Prandaj ta konsiderosh të saktë plotësisht përgjigjen « D » është një arbitraritet i rëndë.

Ja pra analiza e përgjigjeve, e pyetjeve. Maturanti është në konfuzion sepse pyetja nuk është ndërtuar saktë, përgjgjet janë ndofta të gjitha pjesërisht të sakta. Kjo ndodh sepse kalimi kuptimor nga shenjat vizuale në ato të shprehura me fjalë ka një mospërputhueshmëri parimore, që shpjegohet në vitin e parë master në shkencat e komunikimit. Po hartuesit e testit dhe Ministria e arësimit nuk e dinë.

ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

VIDEO/ Rumani, dy deputetët përleshen fizikisht teksa dalin nga Parlamenti

Dy deputetë rumunë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin ditën e sotme teksa kanë dalë nga salla e Parlamentit. Në një...

Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Nga Ylli Pata Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të...

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të...

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Nga Jakin Marena Opozita vijon të jetë e ndarë në disa pjesë, si pasojë e situatës kaotike në të cilën gjendet PD, partia më e...

Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte!

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report...

Lajme të tjera

Web TV