Zyrtarët e SHBA-ve japin lajmin e madh: Vaksina e kundër COVID-19 do të jetë falas!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Donald Trump ka bërë me dije se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas për të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës raporton se kostot e kësaj vaksine do të mbulohen nga kompanitë e sigurimeve shoqërore.

Shkimi i VOA-s:

Administrata Trump thotë se do të bëjë të disponueshme falas vaksinën kundër COVID-19 për të gjithë që duan të vaksinohen në SHBA.

Kompanitë e sigurimeve shëndetësore pritet të mbulojnë koston e vaksinës për pjesën më të madhe të amerikanëve, sipas një zyrtari të lartë të administratës që foli të martën mbi përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar një vaksinë brenda vitit.

Për ata që nuk kanë sigurime shëndetësore, shton zyrtari, “Roli ynë si qeveri federale është të garantojmë se kushdo që është i rrezikuar dhe do të bëjë vaksinën, por nuk mund të paguajë koston”.

Zyrtari tha se amerikanët mund të prodhojnë një vaksinë me fonde federale para se të bëhet e disponueshme në vende të tjera.

“Përparësitë tona janë të qarta. Të kujdesemi fillimisht për amerikanët,” tha zyrtari. “Nëse kemi teprica, është në interesin tonë të vaksinojmë edhe të tjerët në botë,” nënvizon ai.

Administrata synon të prodhojë 300 milionë doza vaksine brenda janarit 2021. Vaksinat zakonisht kërkojnë 10 vjet kohë për t’u zhvilluar.

Kontratat Qeveritare

Qeveria ka njoftuar më shumë se 3 trilionë dollarë në kontrata për të mbështetur kompanitë me testime, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës. Kongresi ka miratuar afro 10 miliardë dollarë për të zhvilluar vaksina, trajtime dhe diagostikime për COVID-19.

14 vaksina kandidate janë zgjedhur nga më shumë se 100 variante. Qeveria tha se do të zgjedhë shtatë vaksina kandidate për prova klinike.

Lexo edhe :  “Nëse më mobilizojnë me forcë, do të vras ​​veten”/ Rusia po rekruton me dhunë ushtarë

Presidenti Trump ka njoftuar mbështetje për vaksina kandidate të prodhuara nga tre kompani: Moderna, e cila hyn në fazën e parë të një procesi provash klinike me tre faza; Johnson & Johnson, e cila planifikon të fillojë fazën e parë të testimeve këtë verë dhe AstraZeneca, e cila hyn në fazën e fundit të testimeve këtë verë. Administrata thotë se kjo vaksinë mund të hidhet në përdorim në tetor, nëse punon.

Fondet federale po mbështesin krijimin e kapaciteteve prodhuese ndërkohë që vazhojnë provat e vaksinave kandidate.

Qeveria ka nënshkruar kontrata me kompani që prodhojnë shiringa dhe ampula për të ambalazhuar vaksinat./VOA

Të fundit

Në nder të Papa Françeskut/ Krerët fetarë shqiptarë bashkohen në Vatikan

Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i...

Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, pesëfishohen subvencionet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi disa nga premtimet kryesore të...

Razer prezanton ‘mausin’ e parë vertikal

Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit. Pro...

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas mediave të huaja,...

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV