Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Këshillit Politik të reformës zgjedhore e cila filloi prej orës 17:00.
Në tryezën e sotme u diskutua për formulën e re të propozuar paraditen e sotme nga opozita lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku mësohet se në përfundim të mbledhjes palët kanë rënë parimisht dakord edhe pse ka ende gjëra teknike për t’u diskutuar. Mësohet se palët politike mund ta lënë procesin e zgjedhjes siç ka qene tek drafti ekspertëve, por do mendojnë një dispozite kalimtare për ti dhënë zgjidhje situatës aktuale meqë PD dhe LSI nuk janë në parlament.
Ishte pikërisht KQZ që çoi në “ngërç” diskutimet për zgjedhoren prej tre ditësh pasi palët nuk binin dakord për mënyrën sesi do të zgjidheshin anëtarët e të tre organeve të këtij institucioni.
Formula e propozura sot kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), por komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike./En.Br./Fjala.al