Basha në rezidencën amerikane/Takim kokë më kokë me Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim në rezidencës e ambasadores në Rrugën e Elbasanit. Teksa ende nuk ka asnjë njoftim nga selia blu apo ambasada amerikane lidhur me temat që po diskutohen.

Kujtojmë se më datën 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por s’ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë.

Partia Socialiste dhe ajo Demokrate nuk po gjejnë pikën e përbashkët për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes tyre.

Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman u investuan personalisht që të arrihej kjo marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, shkruan syri.net.

Lulzim Basha iu drejtua ambasadores Yuri Kim një ditë pasi kryeministri Rama tha në Kuvend se opozita duhet të ndalojë kërcënimet, sulmet dhe shantazhet ndaj PS, pasi marrëveshja është në fije të perit larg grisjes së saj.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV