Instat: Rënie e thellë në industri, ndërtim dhe shërbime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shitjet e bizneseve në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë pësuan rënie në tremujorin e parë, çka përbën një sinjal se shifrat e rritjes ekonomike priten të jenë të zymta që nga fillimi i vitit. Sipas Instat, indeksi i shitjeve të biznesit pësoi rënie të thellë vjetore në industri, ndërtim dhe në shërbimet e lidhura me turizmin.

Shitjet e industrisë ranë me 9.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rënia përfshiu pa përjashtim të gjitha degët e industrisë, që nga industria nxjerrëse me gati 19%, sektori i ujit me 16%, si edhe industria përpunuese dhe energjia elektrike me afërsisht 6%.  Edhe sektori i ndërtimit pësoi rënie të fortë, duke vuajtur pjesërisht pasojat e tërmetit të nëntorit 2019. Sipas Instat, shitjet e ndërtimit pësuan rënie me 12% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Një ecuri në përkeqësim vërehet edhe në sektorin e shërbimeve. Rritje të shitjeve regjistruan tregtia me 4.3%, transporti me 6.2% dhe komunikacionet me 2.1%, ndërsa aktivitetet e tjera rezultuan me rënie.

Indeksi i shitjeve është një tregues orientues për ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Ecuria e dobët e shitjeve ka shumë të ngjarë të reflektohet me një rënie të prodhimit të brendshëm bruto për të dytin tremujor radhazi. Sipas Instat, ekonomia u zhyt në rënie që në tremujorin e fundit 2019, ku prodhimi u tkurr me 0.15%. Të dhënat e PBB-së për tremujorin e parë të vitit do të publikohen nga Instat në fund të këtij muaji, por rënia e shitjeve në shumicën e degëve të ekonomisë është një ogur i keq.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV