Ministri Lleshaj mesazh për të rinjtë: Bëni para me krim, blini vila e makina, por në fund do t’jua marrin ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në qytetin e Fierit, ku pasi vizitoi Parkun e Apolonisë foli rreth situatave kriminale në Shqipëri, Covid-19 dhe ndotjes së ambjentit.

Në fjalën e tij Lleshaj i dha një mesazh kryesisht për të rinjtë duke thënë se gabojnë duke u futur në rrugët kriminale me idenë se në këtë mënyrë do të bëjnë para shpejtë dhe lehtë, pasi nuk mbetet asnjë qindarkë e nxjerrë nga krimi.

Gjithashtu ai u shpreh se duhet të ndryshojnë qasjen ndaj policisë dhe të bëjnë dallimin mes policëve të ndershëm dhe ndonjë punonjësi të inkriminuar, pasi këta të fundit nuk përfaqësojnë të gjithë efektivët.

“Prej kanabisit janë fuqizuar individë kriminale, pastaj kanë kaluar në nivele më të larta të trafikut të heroinës, kokainës, prodhojnë krim, por edhe dëm të imazhit të vendit. Gjykata e Posaçme ka filluar të japë dhjetëra vendimet e para, ky proces do vazhdojë me intensitet të shtuar, me qëllim të shterojë burimet që financojnë krimin dhe për tu dhënë një mesazh të gjithë atyre të vjetër apo të rinj, kryesisht të rinjve që joshen që gabojnë për tu futur në rrugë kriminale me idenë se kjo është rruga për të bërë shpejt dhe lehtë para. Ndërkohë janë dhënë vendime për sekuestrime resortesh e vilash që do i kalojnë publikut, qytetarëve, do i bëjmë shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie, madje tani jemi nën një lloj vështirësie për ti administruar këto asete që po grumbullohen e shteti do i japë për përdorim publik. tani jemi në një lloj vështirësie të administrimit të tyre.

Ne do të rrisim intensitetin për të goditur kriminalitetin dhe për t’u dhënë një mesazh të rinjve që joshen nga paraja e shpejtë: bëjini si të doni paratë, por në fund do t’ju merren. Asnjë qindarkë e nxjerrë nga krimi nuk do u mbetet. Dhe mesazhi që vjen prej këtij operacioni dhe legjislacioni të ri është që bëni çfarë të doni, siguroni, nëse u ka marrë Zoti mendtë, bëni krim, fitoni para por dijeni një gjë, paratë do ju merren një ditë me siguri. Kjo është një thirrje për ata që nuk janë këtu e që mund të jenë shumë larg nesh, por ky është mesazhi i operacionit, do t’u merren paratë.

Lexo edhe :  Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, kemi furnizim normal

Në këtë rrugë mund tu japim të rinjve e të rejave që joshen për tu futur në rrugë kriminale e ti themi që nuk ia vlen, thjesht nuk ia vlen, mund të bësh një ditë në rrugë kriminale por rreziku që nesër mund ta marrin është tepër i lartë, mund ta blesh një makinë në rrugë kriminale por rreziku që mund të ta marrin është i madh. Shteti nuk lodhen kurrë, nuk i mbarojnë kurrë njerëzit. Krimi ka avancë të përkohshme, por garën e fiton shteti,”- deklaroi Lleshaj./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV