Halit Valteri: Si takova nipin e Beqir Valterit në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beqir Valteri  hyri në histori edhe si atentator i Ahmet Zogut por dhe si ministër i Kulturës në kohën e pushtimit nazist. Beqiri la gjatë luftës familjen e  tij me bashkëshorten franceze dhe dy fëmijët. Pasardhës i tij është nipi Peter Walter që jeton pranë Frankfurtit. Halit Valteri tregon në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU një detaj interesant gjatë takimit me pinjollin e Beqir Valterit.

-A la pasardhës Beqir Valteri?

-La dy djem. Nipat e tij  jetojnë në Paris dhe në Gjermani. Njëri quhet Peter.

-A jeni takuar?

-Pasi rrjetet sociale janë vënë në funksion të njerëzve jemi munduar kemi gjetur kontaktet. Nuk është se shprehin ndonjë interes për Shqipërinë.

-Kur jeni takuar?

-Para katër vitesh.

-Në Gjermani?

-Në Gjermani.

-Në çfarë qyteti jeton?

-Afër Frankfurtit. Pimë thjesht një kafe, thjesht për t’i thënë që ne jemi gjak.

-Dhe si ishte biseda?

-Nuk është se kishte ndonjë informacion. Thjesht nëpër të kishte dëgjuar ndonjë gjë. Unë i shpreha që këtu ka vendin e vet dhe mund të vijë sa herë të dojë.

– A do vijë?

-Besoj se po. /Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/qyDLvN6U97s

Të fundit

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja....

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Lajme të tjera

Web TV