Pesë tiparet e fëmijëve inteligjentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli dhe simpatiku që në momentet e para pas lindjes. Në të vërtetë nëse do të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj do të mund të kuptoni diçka në lidhje me inteligjencën e tij nga veprimet që bën.

Pesë karakteristikat e një fëmije inteligjent:

1- Fëmija është kurioz -Një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat, pra është një fëmijë që kërkon të zbulojë të gjitha ato gjëra që ndodhin në botë.

2- Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj- Pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.

3- Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit -Në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.

4- Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë -Një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.

5- Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.Duhet të themi se fëmija është inteligjent në mënyra të ndryshme. Dikush e shpreh në pikturë, dikush në muzikë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të stimuloni fëmijën dhe të vëzhgoni sjelljen e tij./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV