Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë 24 orëve të fundit 575 inspektime dhe monitorime në garantim të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është marrë një masë administrative në një subjekt për produkte ushqimore me etiketim të parregullt, si edhe është bërë bllokimi I tyre në sasinë e 55.87 kg si dhe gjithashtu është bërë asgjësimi i 38 kg produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
Sipas AKU referuar Planit të Marrjes të Mostrave janë marrë 52 mostra kryesisht për monitorim qumështi, mostra të miellit dhe grurit për analizim të parametrave fiziko-kimikë.
Bo.Ba/fjala.al