Vajzat franceze shquhen për kujdesin ndaj vetes dhe sidomos ndaj lëkurës. E kjo, sigurisht që varet më së shumti nga produktet që përdorin.
Më poshtë po iu rendisim disa produkte të cilat gjejnë përdorim të gjerë në atë që cilësohet si kozmetika franceze. /Fjala.al/Ke.Ba
1 nga 8

SVR u krijua posaçërisht për lëkurat e ndjeshme dhe ishte një nga markat e para për kujdesin e lëkurës që përgatitej nga një ekip shkencor.

Bioderma u themelua në vitet ’70, por uji micellar për pastrimin e makeup-it në ’90 i dha Bioderma-s një tjetër prestigj.

La Roche-Posay njihet për faktin që produktet e markës nuk bllokojnë poret dhe kanë një teksturë të butë që nuk shkakton irritim.