Pandemia në tregtinë globale, OBT: Rënia më e madhe në histori, mund të kishte qenë edhe më keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtia botërore ka rënë me një nivel rekord në muajt e parë të vitit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk arriti skenarin më të keq, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Grupi me seli në Gjenevë, projektoi në muajin Prill se tregtia në mallra do të bjerë mes 13-32% në vitin 2020, përpara se të nisë rimëkëmbja në vitin e ardhshëm. Organizata nuk i ndryshoi shifrat në projeksionin e publikuar këtë Javë, por tha se reagimet qeveritare kanë ulur gjasat e skenarëve negativë.

Volumi i tregtisë në mallra u tkurr me 3% në tremujorin e parë, sipas Organizatës, dhe vlerësimet fillestare tregojnë për një rënie me 18.5% në tremujorin e dytë.  “Rënia që do të shohim në këtë tremujor do të jetë më e madhja në historik. Por gjëja e mirë është se tkurrja mund të ishte akoma më e madhe”, tha kreu i Organizatës, Roberto Azevedo.

Sipas Organizatës, qeveritë kanë reaguar më shpejtë se gjatë krizës së vitit 2009 dhe mbështetja në të ardhura ka inkurajuar konsumatorët që të shpenzojnë, shkruan skantv.

Disa sektorë si prodhuesit e makinave kanë pësuar rënie të madhe, por të tjerë si pajisjet elektronike, e kanë përballuar mirë.   Nëse tregtia rritet me 2.6% në tremujorin e tretë dhe të katërt, projeksioni më optimist për një tkurrje me 13% mund të arrihet, pavarësisht se është më keq se rënia gjatë krizës financiare me 12.5%.   Organizata paralajmëroi se kufizimet tregtare dhe vala e dytë e infeksionit mund të pengojnë rimëkëmbjen në vitin 2021.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV