Spartak Ngjela posaçërisht për “FJALA”: Skema e manipulimit të zgjedhjeve nga dy partitë e mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/Z9mMSa-Gq-o
Kodi Zgjedhor krijoi krizë, sepse politika e Bashkimit Evropian kërkonte konsensus për pikat e ODHIR-it, që ishin në përmirësim të Kodit Zgjedhor, kurse Partia Demokratike kërkoi të dalë jashtë kërkesave të ODHIR-it. Politika e Bashkimit Evropian dhe, sidomos, ajo gjermania, e ka kërkuar administrimin zgjedhor apolitik nëpërmjet një organi të pavarur shtetëror. Partia Demokratike nuk e pranoi, por kërkesat e ODHIR-it, domethënë të Bashkimit Evropian, kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e negociatave të nivelit të lartë. Partia Demokratike e donte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të politizuar dhe e vuri kusht. Politika amerikane që u mor direkt me këtë çështje, kuptohet se e bindi ODHIR-in dhe Bashkimin Evropian që të pranonte procesin zgjedhor të politizuar, në mënyrë që të mos bllokohej procesi i negociatave. Bashkë me të, politika e Bashkimit Evropian, pra e Brukselit, i pranoi dhe kërkesat e tjera të Partisë Demokratike, vetëm për të bërë një kompromis, i cili do të duhej për hapjen e negociatave drejt Bashkimit Evropian të Shqipërisë. Kjo ishte gjendja absurde dhe antishqiptare e krizës pa sens për Kodin Zgjedhor. Por, përse u krijua kjo krizë? Kjo krizë u krijua që palët të vazhdonin ende të mbanin komisione zgjedhore të politizuara, në mënyrë që të vijojë manipunimi i zgjedhjeve dhe të mos lejohet asnjë parti tjetër me personalitet të hyjë në zgjedhjet e vitit 2021, me përjashtim të dy partive të mëdha që dihet se i manipulojnë zgjedhjet. Gjithkush e di që në Shqipëri nuk pa pasur zgjedhje të lira për 25 vjet, por, cila është skema e manipulimit të zgjedhjeve?

Skema e manipulimit të zgjedhjeve është dhe ka qenë administrimi zgjedhor politik i dy partive të mëdha. Atëherë, çfarë ka ndodhur në këtë proces manipulimi?

Ky proces manipulimi në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë zgjedhje të lira, domethënë nuk ka pasur liri për votën e lirë, por ka pasur liri konkurruese për manipulim. Historia jonë e trishtë e demokracisë false që sundon në Shqipëri, vjen si pasojë e sistemit zgjedhor që i jep dorë manipulimit të lirë. Në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë konkurrim për numër votuesish ose votash, por konkurrim për manipulim.

Lexo edhe :  Ku i ka provat Saliu?

Bashkimi Evropian dhe ODHIR-i që e dinin këtë fakt, kërkuan të ndërhynin që ta zgjidhnin një herë e mirë sistemin zgjedhor korruptiv, por të dy të korruptuarit e mëdhenj nuk e lejuan këtë gjë. Në fakt, Partia Socialiste e pranoi, por politika amerikane e krijoi sërisht kompromisin, në mënyrë që të vijonte procesi i çeljes së negociatave të Shipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ky kompromis kuptohet se nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Atëherë, çfarë pritet të ndodhë? Sipas gjykimit aktual, mund të arrijmë në konkluzionin që nëpërmjet Reformës në Drejtësi dhe asaj antikorrupsion me anë të SPAK-ut, politika amerikane mendon se do ta zgjidhë çështjen elektorale në Shqipëri, jo në mënyrë të veçantë, por bashkë me reformën antikorrupsion. Kjo do të thotë se reforma antikorrupsion e drejtuar nga SPAK-u eliminon krerët e korrupsionit të lartë politik në Shqipëri dhe hap rrugën në zgjedhjet e 2021-shit, domethënë në fillim të vitit që vjen, që Shqipëria të jetë pa klasën e korruptuar politike, por edhe me një ligj zgjedhor, sipas të cilit, administrimi zgjedhor nuk do të drejtohet nga partitë politike PS dhe PD.

Po koalicionet që po kërkon PS-ja, çfarë përfaqësojnë?

Nuk përfaqësojnë ndonjë gjë që ka të bëjë me votën e lirë, dhe jam i bindur që politika perëndimore dhe ajo amerikane nuk do të ndërhyjë fare në këtë çështje, sepse nuk ka të bëjë me procesin e pritshëm që ne e analizuam më lart. Tri janë momentet ligjore të koalicioneve: parazgjedhori, zgjedhori dhe paszgjedhori. Po të jetë vendosur institucionalisht vota e lirë në Shqipëri, nuk ka rëndësi fare se cili nga këto variante koalicionesh do të pranohet.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, një...

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington,...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV