23 qershori, një ditë kontrasti e hidhur në sportin shqiptar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri ndalet basketbolli dhe volejbolli, në Kosovë hapet drita jeshile për publikun në sport. 23 qershori ishte një ditë e trishtuar për sportin shqiptar. Dy prej disiplinave më popullore të lojërave me dorë dhe, njëkohësisht, dy prej sporteve më popullore në vend pas futbollit, basketbolli dhe volejbolli, u detyruan ta mbyllnin zyrtarisht sezonin e lënë pezull që pas mesit të marsit, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ndonëse ishte shpresuar deri në fund për një dritë jeshile nga ana autoriteteve, një gjë e tillë nuk erdhi dhe volejbolli u detyrua të respektonte vendimin e marrë në Asamblenë e 12 qershorit, ku me shumicë votash, u ra dakord që sezoni të mbyllej pa shpallur “kampionë”.

Ndërkohë, edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht, edhe basketbolli e ka mbyllur sezonin, gjithashtu duke mos shpallur “kampionë”. Me pak fjalë, sporti ka kapitulluar dhe ky kapitullim vjen në kontrast të plotë me atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit shqiptar.

Në të njëjtën ditë që lojërat me dorë mbyllën sezonin në Shqipëri, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që detyronte zhvillimin e veprimtarive sportive pa praninë e publikut.

Të martën në mbrëmje, Ekzekutivi e ka votuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili do të hyjë në fuqi, që nga 28 qershori 2020. Sipas Zemajt, ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve që ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Duhet theksuar se, ndryshe nga Shqipëria, ku po luhet vetëm futboll, Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë rinisur veprimtaritë, për t’i mbyllur sezonet.

Që nga lejimi i veprimtarive sportive, ndeshjet janë luajtur pa praninë e shikuesve, kurse nga e diela e 28 qershorit, nuk do nuk do të ketë më ndalesa nga organet shtetërore dhe u mbetet federatave përkatëse që të vendosin lidhur më këtë çështje, duke respektuar protokollet shëndetësore./Fjala.al

Të fundit

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lajme të tjera

Web TV