“Bilbili” Enea Jorgji dhe një 11-metërsh i mbetur në tentativë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtari bën me dorë nga pika e bardhë në favor të Bylisit, por e anulon vendimin në mënyrë të pashpjegueshme. Në fakt, futbollit shqiptar nuk i kanë munguar asnjëherë çudirat, por ajo që ndodhi në fund të pjesës së parë të përballjes Skënderbeu-Bylis, ishte e rrallë në llojin e vet.

Në një pozicion të favorshëm dhe ku kishte fushëpamje të qartë, gjyqtari Enea Jorgji nuk heziton dhe bën me dorë nga pika e bardhë, pas pengimit në zonën korçare të futbollistit të ballshiotëve, Mëllugja. Protestojnë korçarët, por bilbili që mban stemën e FIFA-s nuk tundet nga istikami, edhe pse përsëritjet televizive tregojnë se ishte mbrojtësi vendas që largon topin.

E teksa gjithçka bëhet gati për ekzekutimin e 11-metërshit, gjyqtari Jorgji, i cili pozicionohet, ndonëse në krahun e gabuar, ka një komunikim në kufje dhe në mënyrë të papritur, e anulon vendimin e tij, edhe pse kishte në dispozicion plot 2 minuta e gjysmë për t’u konsultuar me ndihmësit e tij për vlefshmërinë e veprimit që kishte bërë.

Ajo që ndodhi më pas ishte e pritshme, teksa plas rrëmuja dhe, teksa ishin akorduar vetëm 2 minuta shtesë, pjesa e parë arrin të mbyllet vetëm pas 7 minutash. Dhe pyetja një milionë dollarëshe ishte… Nëse, sipas të gjitha gjasave, nuk ishte ndihmësit e tij në fushë, kush i foli në vesh Jorgjit…?

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV